“Heronjtë e kohës së koronavirusit”: Gordana Đorić dhe Riad Durguti
06/08/2021 15:11|Autor: office@newpressproduction.com|Pregleda: 906 |
|


Qendra mediale, 06.08.2021. - Përkundër shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë, kompani të shumta kanë probleme me mungesën e punëtorëve. Arsyeja e kësaj sipas fjalëve të Gordana Đorić dhe Riad Durgutit janë pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës. Đorić dhe Durguti ishin mysafirë të emisionit më të fundit “Heronjtë e kohës së koronavirusit ”

 

Kompania „Dekoriti“, e cila merret me industrinë e përpunimit të drurit në Kosovë, sipas fjalëve të menaxherit Riad Durguti, ka pësuar humbje të mëdha financiare për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qarkullimi I kësaj kompanie në vitin 2019 arriti të jetë mbi 1.000.000 euro, kurse në vitin 2020 kjo shumë, siç thotë Durguti, është përgjysmuar. Një nga problemet më të mëdha me të cilin është përballuar në punën e tij gjatë kohës së pandemisë ishte furnizimi me lëndë të parë.

„Kemi pasur vonesa të mëdha sa i përket kohës kur produktet është dashur të vijnë, më tepër se 80 përqind të materialit që e përdorim ne për të prodhuar mobile, pasi që janë të caktuar për Bashkimin Evropian, kjo është e rregulluar me ligj, lënda e parë duhet të jetë së paku 80 përqind nga ato vende. Kjo ka qenë tejet e vështirë. Ngjitësi, druri i përpunuar, zbukurimet dhe mekanizmat e ndryshëm që janë pjesë e prodhimeve tona. Në të njëjtën kohë edhe çmimet gjatë kësaj kohe janë rritur për 30 deri 40 përqind aty ku i blejmë dhe kjo shtoi edhe më shumë problemete ,“ tha Durguti.

Disa ditë pas paraqitjes së koronavirusit në Kosovë, kur nëpër barnatore pothuajse nuk ka pasur maska mbrojtëse, pjesëtaret e Shoqatës së grave të biznesit „Avenija“ u organizuan dhe qepën maska së pari për familjet e tyre dhe shokët e ngushtë e më vonë edhe për institucionet të cilat kishin nevojë për to dhe në këtë mënyrë , siç thotë kryetarja e kësaj Shoqate Gordana Đorić, kanë dhënë kontributin e vet me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

„Maska nuk ka pasur nëpër barnatore dhe ato pak maska që kanë qenë janë shitur kështu që qytetarët nuk mundur të mbrohen pa maska. Atëherë gratë tona, meqenëse ka pasur lëvizje të kufizuar , i kanë qepur maskat nëpër shtëpitë e tyre. Për fat të keq, “Avenija” nuk ka pasur numër të madh të makinave, por ato që i kemi pasur ua kemi dhënë anëtareve tona, por në rezerva kemi pasur material dhe i kemi dhënë material të gjitha grave që të qepin në shtëpi. Më duhet të theksoj që të gjitha këto gra kanë qepur falas për qytetarët,” tha Gordana Đorić.

 

Duke komentuar faktin se pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë, shumë kompani kanë probleme me mungesën e punëtorëve, Gordana Đorić dhe Riad Durguti pajtohen se pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës janë arsyeja për mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë.

„Në radhë të parë, ata duhet të paguhen në mënyrë adekuate për atë që bëjnë, nëse disa punë janë profesionale, atëherë ju duhet ta paguani atë siç e meriton vendi i tij i punës, nëse punëtorët në magazinë ose në dyqane janë suskesshëm lidhur me qarkullimin, ju gjithashtu duhet t’i stimuloni ata. Pra, nëse qarkullimi rritet, ai duhet të ketë një pagë më të lartë, ju nuk mund i përdorni punëtorët për ndonjë pasurimin tuaj personal”, tha Gordana Đorić.

„Paga duhet të jetë pagë, orari i punës duhet të jetë orari i punës, pushimet duhet të jenë pushime dhe të gjitha këto. Unë e kuptoj situatën që biznesi ka vështirësi dhe që ka qenë gjithmonë kështu. Unë e kuptoj situatën që biznesi ka vështirësi dhe që kjo gjithmonë ka qenë kështu. Unë mendoj se kushdo që vendos të bëjë biznes, gjëja e parë që ju thonë është – nuk është diçka e lehtë. Pra, ne duhet të gjejmë një mjedis që do të jetë I pranueshëm për të gjitha palët,“ Riad Durguti.

Emisionin “Heronjtë e kohës së koronavirusite” realizon Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Kosovë. Ai transmetohet çdo të dytën premte nga ora 21:00 në kanalet e rrjeteve televizive - TV Herc në Shtërpcë, TV Puls në Shillovë, TV Mir në Leposaviq, si dhe në RTV KIM në Çagllavicë.

 


Komentari posetilaca