“Heronjtë e kohës së koronavirusit”: “Pa bletë nuk ka as ujë as jetë”
17/08/2021 21:46|Autor: office@newpressproduction.com|Pregleda: 937 |
|




Në komunën e Shtërpcës, numri i parcelave nën plantacionet e mjedrës është rritur gjatë dhjetë viteve të fundit. Territori i kësaj vetëqeverisjeje lokale ka potenciale natyrore me bollëk për kultivim të suksesshëm të mjedrave, kështu që me një strategji të mirë për disa vite do të mund të përshpejtohet ndjeshëm zhvillimi ekonomik tha në emisionin “Heronjtë në kohën e koronavirusit” Dobrivoje Stevanović nga Shtërpca. Mirëpo, në këtë pjesë të Kosovës tashmë disa vite po zgjat “lufta” e banorëve vendas për lumenjtë dhe investitorëve të cilët po përpiqen që të ndërtojnë mini hidrocentrale. Stevanović thotë që nëse investitorët ia dalin me qëllimin e vet, Zhupa e Siriniqit do të mbetet pa ujë, e me këtë edhe pa bujqësi, por edhe pa jetë. Mysafiri tjetër në emision ka qenë sekretar i Shoqatës së bletarëve “Nukleus” në Graçanicë, i cili vuri në dukje rëndësinë e bletëve për planetin tonë dhe u bëri thirrje fermerëve që të mos përdorin pesticide që dëmtojnë shoqëritë e bletëve.  

Në territorin e komunës së Shtërpcës, në më tepër se 120 hektarë, sa është sipërfaqja e përgjithshme nën mjedra, me këtë biznes merren rreth 800 familje. Vitet e fundit, kultivimi i mjedrës është bërë dega kryesore ekonomike në këtë komunë dhe një nga potencialet kryesore ekonomike. Dobrivoje Stevanović thekson që nga viti në vit po rritet interesimi për fidane të reja për arsye se treva e Zhupës së Siriniqit është e përshtatshme për kultivimin e mjedrës, por edhe për arsye se çmimi është tejet i lartë dhe siç thotë ai mjedra është cilësore.

 „Duhet të vijnë njerëz profesionist, të bëjnë arsimimin e personave që merren me kultivimin e mjedrave, kjo bëhet në mënyrë permanente, analiza e tokës dhe në bazë të kësaj të përcaktohet se çka duhet bërë më tutje. Duhet të punohet shumë që të ketë efekt, por ka efekt sepse mjedra si kulturë është e jashtëzakonshme dhe shpaguhet shumë. Nuk ka kulturë bujqësore të tillë që është aq fitimprurëse sa mjedra,“ tha Dobrivoje Stevanović.

Përveç mjedrave me të cilat komuna e Shtërpcës po bëhet gjithnjë e më e njohur, ajo po bëhet e njohur edhe për “luftën” për lumenjë. Tashmë shtatë vite po zgjat lufta e banorëve vendas të bashkuar, serbë e shqiptarë, që po përpiqen që të mbrojnë lumenjtë, ujin e pijshëm, por siç thonë ata edhe jetën në këtë hapësirë nga investitorët, t ë cilët po përpiqenë që të ndërtojnë mini hidrocentralet. Po ndërtohet në pesë lokacione dhe të pesë hidrocentralet po i ndërton e njëjta firmë – Grupi Matkos. Disa herë banorët e pakënaqur vendas kanë protestuar, por pa sukses – investitorët po i vazhdojnë punimet madje edhe nëpër prona private për të cilat nuk kanë leje, por edhe nëpër zonën e mbrojtur të parkut nacional. Stevanović thotë që edhepse me këtë po shkelen të gjitha ligjet e mundshme, pothuajse askush nuk po reagon.   

 „Gjykata nuk po reagon, kudo që gërvishni, gjithkund po shkilet ligji, nuk mund të numëroni vendet ku nuk po shkilet ligji. Unë nuk di si ta arsyetoj këtë. Edhe përkundër asaj që kanë kaluar nëpër pronë private, askush nuk do t’ia dijë për këtë, do të thotë ajo fuqi që e kanë korporatat dhe paratë që po qarkullojnë, nuk po marrin parasysh vlerat morale që secili komunitet dhe njeri i ka në vete. Nga aspekti ekologjik, unë e quaj këtë, gjegjësisht kjo në ekologji quhet si „ekocid“, të shkatërrosh lumin, kjo është katastrofë“... Unë pyes veten pse institucionet nuk punojnë nëse shkilen ligjet. Ne nuk jemi ata që i mbrojnë ligjet, ne vetëm po i mbrojmë të drejtat tona, kurse institucionet tjera duhet të mbrojnë ligjet, kurse ato që duhet ta bëjnë këtë, ato po e shkelin ligjin dhe ky është problemi më i madh,“ tha Stevanović.

Stevanović thekson që për zgjidhjebn e këtij problemi, nga i cili, siç thotë ai, varen jetët e banorëve të Zhupës së Siriniqit, shpresat i kanë tek kryeministri i   Kosovës Albin Kurti. 

 “Unë jam disi i bindur se kryeministri Kurti do ta ndalojë atë dhe do ta vendos atë ad akta dhe e vetmja gjë që do të ishte e drejtë është të bëhet një moratorium dhe të nxirren ata gypa. Shpresoj që bazuar në premtimet e dhëna, ata do të parandalojnë ndërtimin e mëtejshëm, domethënë që kompania nuk do të marrë një certifikatë dhe që kjo të mos vihet në punë,” tha Stevanović.

Shoqata e Bletarëve "Nukleus" u themelua në vitin 2015 dhe aktualisht ka 50 anëtarë dhe rreth 1,100 bashkësi bletësh. Sekretari i kësaj shoqate, Siniša Đorđević, thotë se problemi më i madh për bletarët në Kosovën qendrore janë fermerët që përdorin pesticide të ndryshme të dëmshme për kolonitë e bletëve, për shkak të të cilave bletët po vdesin, si dhe mungesa e kullotave cilësore.

 
“Qëllimi ynë parësor është të sigurojmë kullota cilësore dhe tashmë kemi pasur veprime të caktuara në formën e mbjelljes së atyre bimëve që përmbajnë mjaltë, fidane që përmbajnë mjaltë. Këto ditë ne jemi gjithashtu në komunikim me disa njerëz që duan të na ndihmojnë të pyllëzojmë kudo që mundemi dhe ku ka hapësirë, kemi oborre të shumta shkollore, kemi shtëpi të kulturës, sipërfaqe publike dhe disa hapësira ku mund të mbjellim edhe akacie, edhe gështenja, edhe bli, edhe evodia, edhe facelia... Përveç të gjitha këtyre problemeve që kemi në të cilat nuk mund të ndikojmë, kemi këtë problem të përdorimit të tepërt të kimisë ku në mes të ditës në orën 12 bima trajtohet me pesticide të ndryshme,“ tha Đorđević duke apeluar tek qytetarët që në qoftë se duhet të përdorin pesticidet, atëherë le ta bëjnë këtë kur bletët nuk dalin në kullosë. 

Đorđević vë në dukje që pandemia e koronavirusit ka ndikuar negativisht në bletari. Ai shtoi që gjatë kohës sa ka zgjatur pandemia është rritur kërkesa për mjaltë, çmimi i së cilës për momentin është 10 euro për kilogram.

 „Problemi më i madh ka qenë pikërisht ai kufizim i lëvizjes. Kolegët zakonisht i mbajnë kosheret e tyre jashtë vendeve të banuara, dikund në natyrë, kështu që ekzistojnë punë të caktuara që mund të bëhen vetëm atëherë dhe asnjëherë më.  Ne kemi pasur shumë probleme, u përpoqëm në të gjitha mënyrat e mundshme për të marrë disa leje për lëvizje, mirëpo masat ishin shumë kufizuese dhe nuk ia dolëm dhe në fund, viti ishte shumë i keq.

Emisionin "Heronjtë e kohës së koronavirusit" e realizon Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Kosovë. Ai transmetohet çdo të dytën premte nga ora 21:00 në kanalet e rrjeteve televizive - TV Herc në Shtërpcë, TV Puls në Shillovë, TV Mir në Leposaviq, si dhe në RTV KIM në Çagllavicë.

 

 


Komentari posetilaca