Heronj në epokën e koronavirusit: Mentor Boja unë Veroljub Petronic
21/07/2021 13:42|Autor: office@newpressproduction.com|Pregleda: 45 |
|


Qendra mediale, 21.07.2021. - Sulmet në lagjet e të kthyerve dhe në enklava janë burimi kryesor i pasigurisë së komunitetit serb në Kosovë tha në emisionin “Heronjtë e kohës së koronavirusit” Veroljub Petronić nga organizata joqeveritare “Qendra humanitare Mitrovicë”. Gjatë emisionit u bisedua edhe për problemin e punëtorëve social në Kosovë, si dhe për procesin e ndërmjetësimit, për të cilin foli Mentor Boja nga Mitrovica Veriore.  

Veprat më të shpeshta penale në komunat me shumicë serbe në Kosovë janë vjedhjet, shkaktimi i plagëve të lehta dhe të rënda trupore, shkatërrimi i pronës dhe dhuna në familje, tha në emisionin Heronjtë e kohës së koronavirusit Veroljub Petronić nga OJQ-ja Qendra humanitare Mitrovicë. Duke u thirrur studimin më të ri “Qëndrimet e serbëve ndaj institucioneve të sigurisë”, të cilin kjo organizatë e ka zbatuar në kuadër të iniciativës Open, të Fondacionit kosovar për shoqëri të hapur, z. Petronić tha që problemi thelbësor i komunitetit serb janë sulmet e shpeshta, në radhë të parë, në vendet e kthimit në Kosovë dhe në mjediset tjera serbe. 

“Këto sulme shumica e popullatës serbe i kupton si porosi për komunitetin serb, si demonstrim të forcës, e ka mendime që pas sulmeve të këtilla qëndron ndonjë agjendë politike. Që nga shkurti e deri në qershor të vitit të kaluar i kemi pasur 26 sulme, kurse këtë vit i kemi 27 vetëm deri më tani”, tha bashkëautori i studimit Veroljub Petronić.

Kur bëhet fjalë për besimin e serbëve në institucionet e sigurisë në Kosovë, Petronić ceku që rezultatet e studimit kanë treguar një nivel të ulët të besimit të komunitetit serb në institucionet e ngarkuara për siguri në Kosovë.  Shkalla më e ulët e besimit është në Forcat e Sigurisë së Kosovës, derisa më së shumti besim popullata serbe ka në Policinë e Kosovës. 

„Policia e Kosovës zë pozitën më të mirë me 3,9 përqind të të anketuarve që i besojnë plotësisht asaj, kurse KFOR-it i besojnë 2,5 përqind. Të tillë që kryesisht besojnë ka më së shumti, 37,3 përqind, është interesante ajo që tek të anketuarit që kryesisht kanë besim në Policinë e Kosovës, 31,8 përqind të tyre jetojnë në komunat jugore, kurse 43 përqind në veri. Kjo do të thotë që në veri më shumë i besohet Policisë së  Kosovës se sa në jug të lumit Ibër”, tha Veroljub Petronić, duke shtuar që sigurinë e qytetarëve në komunat me shumicë serbe po e rrezikon edhe korrupsioni, krimi i rrugës dhe ai i organizuar si dhe narkotikët. 

Ndërmjetësuesi Mentor Boja meret me ndërmjetësim që nga viti 2016. Thotë që njerëzit në Kosovë shumë shpesh mendojnë që forma më e shpeshtë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është dorëzimi në gjykatë e cila merr vendimin gjyqësor. MIrëpo, ai shpjegon që nuk është e thënë patjetër që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet në gjykatë porse që palët shpeshherë mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre edhe përmes ndërmjetësimit. Ndërmjetësuesi në zgjidhjen e kontestit është mediatori – person i autorizuar nga Ministria e Drejtësisë për drejtimin e procedurës së ndërmjetësimit dhe roli i tij është të ndihmojë palët e kundërta që të kuptojnë interesat e tyre që dhe që palët në mënyrë të përbashkët të gjejnë zgjidhjen adekuate.   

„Ndërmjetësimi ofron zgjidhje më të shpejtë në afat prej 90 ditësh ose maksimum 120 ditë. Është më e lirë se kontestet gjyqësore, është më transparente dhe më efikase. I ofron palëve që vetë të vendosin për kushtet e zgjidhjes së kontesteve në vend të gjykatësve dhe avokatëve. Është kondfidenciale. Palët mund të pajtohen që çdo gjë që është thënë apo bërë të mbetet plotësisht konfidenciale. Mund të fillojë menjëherë sapo të merren vesh palët për datën dhe vendin ku mund të zhvillohen negociatat, i shmang formalitetet dhe vendimet dhe është e suksesshme në madje 90% të rasteve“, ceku Boja, duke shtuar që marrëveshja që e arrijnë palët përmes ndërmjetësimit e ka efektin e njëjtë si verdikti i plotfuqishëm gjyqësor.

Mentor Boja, i cili është edhe drejtor i organizatës joqeveritare „Unioni i punëtorëve social të Kosovës“ tha që në Kosovë janë rreth 200 punëtorë social të diplomuar. Boja shprehet se një nga problemet kryesore me të cilin ballafaqohen punëtorët social është ai që në institucione ku do të duhej të punonin punëtorë social të shkolluar, aty punojnë ata që nuk janë të kualifikuar për këtë punë.

 „Nëpër qendrat për punë sociale , për fat të keq, punojnë persona që nuk janë fare punëtorë social, ndoshta po teproj, por e kam sjellur një provë kur më 2018 në një konkurs në Mitrovicën Jugore, në Qendrën për punë sociale, e kanë pranuar si punëtor social personin që ka qenë menaxher i „Skanija trans“. Përvoja e tij është ngasës..dhe ky është ai problemi që ne po kemi probleme sociale ku për shembull rritet dhuna në familje, kurse njerëzit, për fat të keq, e kanë humbur besimin në institucione, për çka edhe kanë të drejtë. Çfarë shërbime mund të prisni tani nga një ngasës i veturës?“, tha Mentor Boja.

Emisionin "Heronjtë e kohës së koronavirusit" e realizon Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Kosovë. Ai transmetohet çdo të dytën premte nga ora 21:00 në kanalet e rrjeteve televizive - TV Herc në Shtërpcë, TV Puls në Shillovë, TV Mir në Leposaviq, si dhe në RTV KIM në Çagllavicë.

 

Komentari


Unesite sigurnosnu šifru

Komentari posetilaca