Nuk ka fshat ne komunën e Graçanicës pa deponi ilegale
24/05/2021 16:36|Autor: office@newpressproduction.com|Pregleda: 60 |
|

 

Qenda Mediale, 24.05.2021. - Një nga problemet më të mëdha ekologjike në territorin e komunës së Graçanicës janë gjithashtu edhe deponitë e egra. Mirëpo edhe në këtë kohë të koronavirusit, ka të tillë që kanë vendosur që ti largojnë ato në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Rezultatet tashmë janë të dukshme, por kush dhe si po i krijon këto deponi të egra, kush dhe si po e kontrollon rrezikimin e mjedisit jetësor, a është sanksionuar dikush për këtë dhe në çfarë mënyre dhe çfarë duhet të bëjmë më tepër që vendet ku jetojmë të jenë të pastërta dhe të rregulluara. Për këtë në emisionin më të ri “Heronjtë e kohës së koronavirusit“ folën inspektorja për mjedisin jetësor në komunën e Graçanicës Aleksandra Blanuša dhe drejtori i Ndërmarrjes publike komunale “Ekologjia”  Dejan Dimitrijević.

 

Drejtori i Ndërmarrjes publike komunale “Ekologjia”  Dejan Dimitrijević tha që në territorin e komunës së Graçanicës janë regjistruar rreth 60 deponi të egra të vogla dhe të mesme dhe një deponi e madhe. Kjo ndërmarrje para disa muajve ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunën e Graçanicës dhe ka filluar punën në rregullimin e mjedisit jetësor. Dy veprimet e para të mëdha ishin deponitë e egra për vite me radhë në Graçanicë dhe Çagllavicë.

 

„Ne me të vërtetë duhet të zhvillojmë ndërgjegjësimin dhe kulturën për këtë, dikush thotë nuk kam hedhur asgjë, këto janë vetëm degë ose bar apo është thjesht dhé të cilin e kam gërmuar apo është mbetje e materialit ndërtimor nga rrënimi i disa objekteve. Pa marr parasysh që ndoshta ato mbeturina mund të mos jenë të rrezikshme, që nuk e rrezikojnë mjedisin jetësor, nuk është e udhës që ato të hedhen në çdo kënd, në brigjet e lumenjve, në hyrje të vendbanimeve. Aty ka mbeturina të llojeve të ndryshme, por gjithsesi më së shumti më brengosin plastika dhe metali, po flas për aparatet e vjetra të amvisërisë që nuk japin një pamje të mirë...plastikë, shishe, najlon dhe aparate të amvisërisë, pajisjet sanitare,“ tha Dimitrijević.

 

Për shkelësit e ligjeve që rrezikojnë mjedisin janë paraparë edhe masat ndëshkuese të cilat i shqipton Departamenti i komunal I inspekcionit.  Për hudhjen e pandërgjegjshme të mbeturinave është caktuar një gjobë deri në 100 euro për personat fizik dhe juridik, thotë inspektorja përgjegjëse për mjedisin në komunën e Graçanicës, Aleksandra Blanuša.

 

„Gjatë vitit të kaluar për kundërvajtjen hedhje e pakujdesshme e mbeturinave kam shqiptuar rreth njëzet dënime, kurse sa i përket këtij viti, numri është dukshëm më i ulët për shkak të koronavirusit. "Kur në një vend e hasim një person i cili ka hedhur mbeturina, atij I shqiptohen gjobat e detyrushme dhe kur e identifikojmë shkelësin në bazë të raportit të qytetarëve, dënimi shqiptohet dhe i dorëzohet shkelësit personalisht dhe dërgohet me postë," tha Blanuša.

 

Gjatë pandemisë, departamenti i inspeksionit, në bashkëpunim me policinë, ishte gjithashtu përgjegjës për rregullimin e masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit. Aleksandra Blanuša thotë se masat anti-kovid kryesisht respektoheshin në territorin e komunës së Graçanicës.

 

„Dënimet janë shqiptuar për mosmbajtjen e maskës, mosrespektimin e distancës fizike, në esencë mund të them që është respektuar orari I punës, por me të vërtetë kur bëhet fjalë për objektet hoteliere ne kemi mirëkuptim për pronarët e objekteve hoteliere sepse me të vërtetë është vështirë që të detyrosh mysafirin e dehur që të dal nga restoranti.. Qytetarët ishin ata që më së shumti i kanë shkelur masat, para së gjithash distanca fizike, kemi pasur nevojë për mjaft kohë që njerëzit të mësohen me mbajtjen e maskës, por është me të vërtetë e vështirë që t’i detyrojmë që të mbajnë distancën dhe ende po merremi me këtë problem“, tha Aleksandra Blanuša.

 

Edhepse momentalisht të territorin e komunës së Graçanicës nuk ka asnjë fshat që nuk e ka bile një deponi të egër, Dimitrijević cek që „Ekologjia“  do të vazhdojë me largimin e tyre. Qëllimi është që, sipas fjalëve të tij, Graçanica të shëndrrohet në një vend më të mire për jetesë dhe që të pakësohen burimet e ndotjes. Gjithnjë sipas fjalëve të tij, është e një rëndësie kyçe edhe ndërgjegjësimi para së gjithash i më të rinjve, duke filluar nga mosha parashkollore e deri tek nxënësit e shkollave të mesme për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

 

„Nëse nuk i edukojmë fëmijët se si duhet të sillen, do të kemi disa individë që më vonë do të sillen në të njëjtën mënyrë edhe si fëmijë edhe si të rritur. Kështu që askush nuk  është i përjashtuar nga kjo dhe se si dhe në çfarë mënyre do të ndikohet dhe vetëdija e kujt, mbi të gjitha, të ngrihet kur bëhet fjalë për mjedisin tonë jetësor.  Thuhet se "natyra na kthen ato që ia japim, nëse i japim diçka të  keqe, të keqen edhe do ta marrim", mendoj se kjo duhet të jetë një moto me të cilin do të drejtohemi të gjithë," tha Dimitrijevic.

 

Përveç deponive të egra, ka edhe ndotës të tjerë të mëdhenj të  mjedisit në komunën e Graçanicës, siç është problemi aktual i lumit të  ndotur Graçanka dhe problemi prej shumë dekadash i mbeturinave nga  miniera e Kishnicës, por që të dyja janë në duart e institucioneve qendrore të Kosovës, sipas fjalëve të Dimitrijević dhe Blanuša. Emisioni   "Heronjtë e kohës së koronavirusit" është realizuar nga  Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në  Kosovë. Transmetohet çdo të premte nga ora 9 në kanalet e rrjeteve  televizive - TV Herc në Shtërpcë, TV Puls në Shillovë, TV Mir në  Leposaviq, si dhe në RTV KIM në Çagllavicë.

 

Komentari


Unesite sigurnosnu šifru

Komentari posetilaca