Slobodno Srpski me Emilija Rexhepin
03/04/2023 09:46|Autor: office@newpressproduction.com|Pregleda: 265 |
|


ÇAGLLAVICË, 2 prill – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, përgjegjëse për të drejtat e njeriut dhe komunitetet joshumicë, ishte e ftuar në emisionin e 420-të të Slobodno Srpski. Në një intervistë me Budimir Ničić, ajo shprehu pritjen e saj që Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Ohrit për zbatimin e tij, do të realizohet plotësisht.

„Serioziteti i këtij propozimi apo marrëveshjeje është më i madh sepse në krye të asaj marrëveshjeje qëndrojnë dy fuqi të mëdha evropiane si Gjermania dhe Franca, nën patronatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani me aneksin e ri i cili është shtuar në Ohër është që përcjelljen e implementimit gjegjësisht monitorimin do ta kryej Bashkimi Evropian dhe tani këtu janë edhe masat e sanksionimit në qoftë se njëra nga palët nuk i qaset mënyrës së duhur të implementimit të asaj marrëveshjeje ashtu siç është dakorduar. E dini si, kemi humbur shumë kohë, kemi humbur më shumë se një dekadë duke zgjidhur apo duke mos zgjidhur…,“ thotë Rexhepi.

Ajo pohon se qeveria e Kurtit është një qeveri serioze që i zgjidh problemet dhe obligimet në mënyrën e duhur dhe fajëson pushtetet e mëparshme për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.

„Pse kjo nuk është zbatuar deri më tani? Kam përvojë dhe kam qenë pjesë ndoshta jo e pushtetit ekzekutiv, por sigurisht në pushtetin legjislativ, në periudhën e kaluar, disa herë në parlamentin e Kosovës, si deputete. Dhe e di që nuk ka pasur as vullnet, as gatishmëri, as seriozitet për t’iu qasur rrugës së drejtë të zgjidhjes dhe zbatimit të asaj marrëveshjeje,“ pohon Zëvendëskryeministrja e Kosovës..

Ajo thotë se të dyja palët, si ajo e Kosovës ashtu edhe ajo e Serbisë, nuk kanë alternativë tjetër përveç rrugës drejt Bashkimit Evropian.

“Të dyja palët humbasin mjete të mëdha financiare për rimëkëmbjen e tyre ekonomike dhe zhvillimin ekonomik dhe zhvillim progresiv në rrugën drejt Bashkimit Evropian ashtu që të përmirësojnë sadopak standardin e jetesës së qytetarëve të tyre, kështu që nuk është në interesin e askujt që të ngecë këtë proces. Cilado nga palët që e bën këtë me siguri se do të sanksionohet dhe ne do të humbasim… Kosova mund ndoshta të humb anëtarësimin në BE, mund të humb fondin milionësh të investimeve kapitale për zhvillim ekonomik nga fondet evropiane. Serbia edhe më shumë…”

Nuk ka vija të kuqe në tryezën e negociatave 

Duke iu referuar deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, Emilija Rexhepi thotë se në negociata nuk duhet të ketë vija të kuqe.

„Nëse dy palë janë ulur në të njëjtën tavolinë dhe biseduar dhe dakorduar nën patronatin e dikujt, dhe ky nuk është çfarëdo patronati, por bëhet fjalë për fuqi të rëndësishme botërore, në çdo kuptim, nuk ka vija të kuqe. Nëse dëshironi normalizim të marrëdhënieve dhe bashkëjetesë të përbashkët, nuk ka vija të kuqe. Aty duhet të gjeni mënyrën për t’i kapërcyer ato vija të kuqe, sepse unë besoj se nëse, dhe natyrisht që keni informacionin dhe keni lexuar çdo pikë të asaj marrëveshjeje dhe aneksin që i është shtuar asaj marrëveshjeje, të dyja palët u dakorduan dhe u betuan se Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën kah anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian dhe as në ndonjë organizate tjetër ndërkombëtare,“ pohon Rexhepi.

Pse Kosova nuk ka drejtor të Zyrës për Komunitete

Duke komentuar raportin e publikuar së fundmi nga Departamenti i Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, Rexhepi pranon se ka probleme të caktuara që kanë të bëjnë me dhunën e motivuar etnikisht dhe se nuk ka asnjë justifikim për këtë.

„Nuk munden amerikanët të mos e kuptojnë apo të gabojnë. Kjo është diçka për të cilën ata janë gjithmonë real në diçka dhe kjo është diçka me të cilën ne përballemi gjatë gjithë këtyre viteve. Dhe tani ne këtu në Ballkan gjithmonë duam ose të zmadhojmë ose të anashkalojmë diçka, por dikush do të na thotë se kjo që po bëjmë nuk është e mirë, kështu që ky raport për mua është real,“ vlerëson Emilija Rexhepi.

Edhe pse pohon se Kryeministri Kurti është një politikan i përgjegjshëm që lufton sinqerisht korrupsionin, ajo pranon se ekzistojnë disa të çara në kabinetin e tij. Një shembull i tillë është fakti se Zyra për Komunitete pranë Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës tashmë një kohë më të gjatë nuk e ka drejtorin e saj, dhe se qindra mijëra euro të destinuara për punën e saj kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe janë kthyer në buxhet.

„Unë çdo javë kërkoj që të kemi një drejtor dhe çdo javë kërkoj që ajo Zyrë të jetë më e arritshme për komunitetet joshumicë. Kryeministri vendosi një farë Elizabete për të drejtuar atë Zyrë, unë u largova pak nga kjo, po ndjek se çka do të ndodhë. Do të shohim.“ komenton nënkryetarja në kabinetin e Kurtit.

Ndonëse është drejtpërdrejt përgjegjëse në Qeveri për minoritete, ajo pohon se puna e kësaj Zyre nuk është kompetencë e saj, por e kryeministrit.

„Ajo që mua më intereson është jofunksionaliteti i asaj Zyreje dhe ndarja e mjeteve të dedikuara për komunitetet joshumicë, të cilat janë ridrejtuar krejtësisht diku tjetër,” pohon Rexhepi.

Në pyetjen e moderatorit – ku, ajo u përgjigj;

„Kur unë e pyeta atë (Elizabetën) se ku shkojnë ato mjete, ajo thotë që të gjitha kriteret e asaj thirrjeje publike kanë qenë transparente, se ndarja e fondeve për organizatat joqeveritare shqiptare, para së gjithash, gati 80% e mjeteve iu dhanë OJQ-ve shqiptare dhe unë kam qenë kundër kësaj dhe në atë moment jam larguar paksa nga kjo,“ pranon nënkryetarja e Qeverisë së Kosovës për të drejtat e njeriut dhe komunitetet joshumicë, Emilija Rexhepi, në një intervistë për Slobodno Srpski.


Komentari posetilaca