“Heronjtë e kohës së koronavirusit“ - Milan Rašić - Snežana Petrović – Bursać
09/06/2021 11:26|Autor: office@newpressproduction.com|Pregleda: 506 |
|


Pandemia e koronavirusit ua ndryshoi planet si institucioneve sportive ashtu edhe atyre kulturore në Kosovë për çka kanë qenë të detyruar që t’i përshtaten situatës së re të krijuar apo që plotësisht të pezullojnë punën e tyre. Mirëpo, edhe përkundër kësaj karatistët dhe balerinat nga Kosova qendrore kanë vazhduar të fitojnë shpërblime të vlefshme dhe të shënojnë suksese. Për të gjitha këto në emisionin më të ri “Heronjtë e kohës së koronavirusit“ folën koordinatorja e Shkollës së baletit në Graçanicë Snežana Petrović – Bursać dhe Milan Rašić, trajneri i klubit të karatesë “Senshi” nga Lepina.

Para rreth dy javësh klubi i karatesë “Senshi” nga Lepina fitoi gjithsej 15 medale në garën e xhiros së dytë të “Ligës Fudokan” të Serbisë. Në garën që është mbajtur në Bojnik te Leskovci 13 karatistë të rinj fituan katër medalje të arta, shtatë të argjendta dhe katër të bronzta. 

„Gjithmonë mundet më mirë, ashtu siç e theksoj pas secilës garë, por duke pasur parasysh që kjo është liga e kampionëve, gara jonë më e vështirë në territorin e Serbisë, të cilën përndryshe e kemi kualifikim për reprezentacion, ku anëtarët tanë janë pjesë e reprezentacionit qe dy-tri vite me radhë. Në këtë garë të njëjtit këta garues arritën rezultate të jashtëzakonshme dhe janë një hap më afër hyrjes në reprezentacion“, tha Milan Rašić.

Klubi i karatesë „Senshi“ është themeluar para 11 viteve në Lepinë dhe për momentin numëron rreth 50 anëtarë aktiv. Themeluesi dhe trajneri i këtij klubi Milan Rašić thotë që gjatë pandemisë së koronavirusit klubet e sportit janë përballur me probleme të shumta – nga ndalimi i plotë i trajnimit deri tek pjesëmarrja në gara. Megjithkëtë, sipas fjalëve të tij ata me sukses i kanë tejkaluar të gjitha vështirësitë. 

 „Dy javë para shkuarjes në garë e kemi pasur të ndaluar të trajnojmë dhe faktikisht ato dy javë e gjysëm para shkuarjes në turnir ne nuk kemi mundur të ushtrojmë as në hapësirë të mbyllur as në të hapur dhe prandaj kemi shkuar atje të papërgatitur“, ceku Rašić.

Një sukses të madh gjatë javëve të kaluara kanë arritur edhe balerinat e reja të Shkollës së baletit të Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë, të cilat kanë marr pjesë në Olimpiadën ndërkombëtare për muzikë dhe vallëzim të Ballkanit qendror “Čukarica Gran pri 2021” në Beograd.  Ato i fituan dy medalje të arta dhe një Gran pri (Çmim të madh).

 „Mendoj që kjo është kurora e punës sonë të gjertanishme duke pasur parasysh atë që ne jemi një shkollë shumë e re. Këto suksese janë inkurajuese, natyrisht ne do të mundohemi që të jemi edhe më të mirë, sepse kjo është në të vërtetë konfirmimi që po bëjmë një punë të mirë dhe shpresoj që pas kësaj do të kemi edhe më shumë balerina në shkollë tonë“, tha Snežana Petrović – Bursać. 

Shkolla e baletit në Graçanicë është themeluar në vitin 2017 dhe mbledh rreth 80 balerina të reja nga Kosova qendrore. Për shkak të masave të vendosura me qëllim të pengimit të përhapjes së virusit Shkolla e baletit e pezulloi punën në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës, ku edhe gjenden dhe inicoi mësimin online. 

„Ne kemi bërë përpjekje që vajzat të vazhdojnë punën, që të mos e ndërprej punën Shkolla e baletit, kështu që koreografi Nikola Korać për çdo fundjavë i ka inçizuar mësimet dhe ua ka dërguar vajzave, madje edhe RTV KIM i ka transmetuar këto mësime. Në këtë mënyrë ne kemi mbajtur kontinuitetin e punës së shkollës së baletit“, thotë koordinatorja e Shkollës së baletit Snežana Petrović – Bursać.

Emisionin   "Heronjtë e kohës së koronavirusit" e realizon Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Kosovë. Ai transmetohet çdo të premte nga ora 21:00 në kanalet e rrjeteve televizive - TV Herc në Shtërpcë, TV Puls në Shillovë, TV Mir në Leposaviq, si dhe në RTV KIM në Çagllavicë.

 


Komentari posetilaca